Flash News

DITARI POLITIK

Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’

Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për

Konstituohet në Komisionin e Ligjeve grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për 'Reformat'.

Mbledhja u zhvillua në sallën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve me dyer të mbyllura, për rreth 1 orë. Sipas marrëveshjes mes opozitës dhe mazhorancës, tre anëtarë janë nga PD dhe 3 nga PS.

Nga opozita anëtarë janë Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho, ndërsa Dhurata Çupi do të jetë anëtare zëvendësuese.

Nga Partia Socialiste anëtarë janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

Të fundit