Flash News

DITARI POLITIK

Konstituohet sot grupi i dialogut për “Reformat”, 3 anëtarë nga PD dhe 3 nga PS

Konstituohet sot grupi i dialogut për “Reformat”, 3

Sot do të konstituohet grupi i dialogut, i cilësuar si nënkomisioni i Ligjeve, i ngritur pas marrëveshjes PS-PD.

Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00 në sallën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Grupi do të ketë tre anëtarë nga opozita dhe tre anëtarë nga mazhoranca.

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi njoftoi më herët publikisht se një nga anëtarët e opozitës do të jetë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë dhe Dhurata Çupi si anëtare zëvendëuese.

Nga mazhoranca anëtar janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

Të fundit