Flash News

DITARI POLITIK

Kritika për trajtimin e fermerëve/ Braçe: Për të vënë duart në kokë. Korreshi: Naftë u jepet vetëm socialistëve

Kritika për trajtimin e fermerëve/ Braçe: Për të

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe dhe demokrati Saimir Korreshi folën në seancën e sotme plenare për fondet e sektorit të bujqësisë. Për të disatën herë, Braçe theksoi se  fermerët dhe bujqit kanë nevojë për më shumë mbështetje nga shteti.

Sipas tij “mbështetja që thuhet se po u jepet fermerëve nga qeveria, është për të vënë duart në kokë”. Më tej shtoi se kjo që poi u bëhet fermerëve është padrejtësi.

“Këtë muaj duhet të harxhojmë 152 miliardë lekë. Do i çojmë shpenzimet totale në 665 miliardë lekë në vit. Me 9,5 miliardë lekë suficit kemi ardhur në nëntor. Jam i bindur se këto para nuk do të përdoren dot. Kjo është përgjegjësi e ministrisë së financave, Interesat po rriten shumë shpejt. Dyshoj shume se mund të dalim edhe nga shinat. Dua të flas për shpërndarjen e parave në sektorin e ekonomisë. Kërkova 1 miliard lekë plus për mbështetjen e bujqve.

Nga 30 miliardë lekë që po shpërndahen kërkova 1/3 për fermerët dhe bujqit. Është padrejtësi e madhe që 115 mijë familje nuk do të marrin naftën. Është politikë e poshtë të mos iu japësh fermerëve atë që ju takon se kanë mbjellë tokat në vjeshtë, na kanë besuar ne.

Ka ndonjë ekspert që të më thotë sesi argumentohet kjo? Kjo është padrejtësi. Çfarë na kanë bërë këta njerëz? Na kanë bërë deputet me votën e tyre, na kanë dhënë një status. Kur votoni për lopët mendoni për biznesmenin që përfiton prej tyre. Ata nuk kanë jetë, por vetëm punë. Kur flitet këtu për mirëqënien e pafundme që ne po çojmë tek bujqit, është për të vënë duart në kokë”, tha Braçe.

Ndërsa Korreshi u shpreh se nafta është dhënë vetëm për fermerët socialistë.

“Unë i qëndroj asaj që kanë marrë naftë socialistët. Dhe meqë janë përmendur emra demokratësh bujk këtu, po përmend familjen e kryetarit të Bashkisë Fredi Kokoneshi, që ka marrë subvencion në konflikt të hapur interesi me skemat e qeverisë”, u shpreh ai.

 

Të fundit