Flash News

DITARI POLITIK

Kryebashkiaku i Ramës “kopjon” programin e Boçit për Elbasanin, por nuk shpëton pa një gafë

Kryebashkiaku i Ramës “kopjon” programin e Boçit

“Rilindja” duket se nuk i ka dhënë shumë produktivitet në ide. Gledian Llatja, kryebashkiaku i Elbasanit i cili kandidon sërish në zgjedhjet e 14 majit, ka përdorur me dashje ose jot ë njëjtin program që prezantoi disa ditë para tij, Luçiano Boçi.

Kandidati i  koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin foli më 6 prill për një projekt në lagjen Kala të Elbasanit, për shtëpinë e Lef Nosit, ide të cilat i prezantoi edhe Llatja por 6 ditë më vonë.

Kryebashkiaku i Ramës në 12 prill çuditërisht kishte të njëjtat plane sikurse edhe Boçi, por me një ndryshim se “kopja” e ideve nuk i shkoi pa bërë një gafë.

Llatja teksa prezantoi projektin për shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, e ngatërroi këtë të fundit me Aleksandër Moisiun.

Po ashtu, Llatja prezantoi edhe projektin për ndërtimin e muzeut të arsimit, të njëjtën ide që e deklaroi më 6 prill Luçiano Boçi.

Vetë Boçi ka ndarë në Facebook një video me dy deklaratat: atë të 2 prillit që ka bërë vetë nga Elbasanit dhe atë të 12 prillit që ka bërë Llatja.

Të fundit