Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbërrin në presidencë shkresa e PS për propozimin e Edi Ramës si kryeministër

Mbërrin në presidencë shkresa e PS për propozimin e Edi

Mbërrin në tryezën e presidentit Ilir Meta shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës Kryeministër dhe dekretimin e mandatit të tretë qeverisës, sipas Nenit 96 të Kushtetutës.

Dy ditë më parë, Rama shpalli qeverinë e re, ndërsa Meta dekretoi datën 10 shtator si ditën kur do të mbahet mbledhja e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Pas miratimit në parlament, Rama i dërgon për dekretim Metës, ministrat, i cili duhet t’i dekretojë brenda 7 ditëve.

Kujtojmë se të enjten mbrëma, i ftuar në ‘Opinion’, Rama ka pranuar se për aq kohë sa Presidenti Ilir Meta ndodhet në zyrën e Presidencës, qeveria do të betohet para tij.

Sipas Kryeministrit, ai nuk është zënë me Presidentin Meta, thjesht rrugët e Metës dhe PS-së janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme.

Rama u pyet nëse ka pasur një takim mes palëve gjatë verës, për shkak se Presidenti është parë më i qetë, mirëpo Rama nuk i ktheu përgjigje.

Po ashtu, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Rama bëri bashkë votat me opozitën e re dhe shkarkoi nga detyra Ilir Metën, i cili sipas tij ka kryes shkelje të rëndë të Kushtetutës para zgjedhjeve. Megjithatë, verdiktin final pritet ta marrë Gjykata Kushtetuese.

 

 

 

Të fundit