Flash News

DITARI POLITIK

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi “përplaset” me Nikollën: Mos i jepni kohë Ahmetajt të fshihet

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi “përplaset”

Këshilli i Mandateve, ku po diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, ka nisur me debate mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryetares së kuvendit Lindita Nikollës.

Bardhi ka debatuar me Nikollën duke i thënë që të mos i japin më kohë Ahmetajt që të fshihet.

“Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, është shprehu ai.

Sipas informacioneve të fundit mund të ketë një seancë plenare të posaçme të hënën, por pritet për t’u parë nëse do të ketë dy raporte për këtë çështje nga palët.

 

Të fundit