Flash News

DITARI POLITIK

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, PD: Kuvendi po shkel Kushtetutën

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, PD: Kuvendi po shkel Kushtetutën

Në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur  sot Konferenca e Kryetarëve, ku po shqyrtohen kërkesat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ngritjen e disa komisioneve të posaçme parlamentare.

Mazhoranca socialiste ka propozuar ngritjen e dy komisioneve të reja të posaçme: një për Reformën Zgjedhore dhe një tjetër për Reformën Administrativo-Territoriale, që synon rishikimin e ndarjes aktuale të njësive vendore.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me gjetjet e OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit) për përdorimin e fondeve nga programi IPARD.

Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bradhi është shprehur se kryetari i konferencës, në mënyrë të habitshme, vazhdon të shkelë Kushtetutën dhe Rregulloren.

Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim. E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim.

Ju, Z.Kryetar, në mënyrë të habitshme, vazhdoni të shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren. Keni një muaj që keni marrë besimin e mazhorancës dhe, pas kësaj, do të duhej të silleshit si Kryetare Kuvendi në respekt të Kushtetutës. Por ju nuk e bëni këtë, përkundrazi, e shkelni në mënyrë sistematike Kushtetutën.”

Rendi i ditës i Konferencës së Kryetarëve:

Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të PD-së për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm për hetimin e fondeve IPARD.

Shqyrtimi i kërkesës së PS-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Shqyrtimi i kërkesës së PS-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Të fundit