Flash News

DITARI POLITIK

Mes kaosit dhe protestës, mazhoranca miraton ligjin e lojërave të fatit

Mes kaosit dhe protestës, mazhoranca miraton ligjin e lojërave të

Socialistëve u mjaftuan vetëm 15 minuta seancë plenare për të rikthyer atë që dikur kreu i tyre, Edi Rama, e quajti “Fundi i Marrëzisë”.

E vetme, pa votat e opozitës, PS miratoi projektligjin për rikthimin e basteve online.

Deputetët demokratë bllokuan foltoren dhe u shfaqën me pankarta në duar në shenjë proteste. Ata nuk lejuan grupimin e Bashës të merrte fjalën në foltore, pasi kishin kërkuar interpelancë me Ramën.

Kryeminstri ndodhej në Bruksel dhe pritet të kthehet në mesditë për t’u takuar me Antony Blinken.

 

Të fundit