Flash News

DITARI POLITIK

Naftë pa akcizë për fermerët, Panariti: Nafta do të shkojë në tregun e zi, te makinat private, por asnjëherë te fermeri

Naftë pa akcizë për fermerët, Panariti: Nafta do të

Ish-ministri i LSI për bujqësinë, Edmond Panariti reagoi ndaj fjalës së kryeministrit Rama gjatë konferencës për shtyp se do të heqë akcizën e naftës për fermerët.

Sipas Panaritit, kjo është një skemë abusive pasi nafta do të shkojë të makinat private, por asnjëherë te fermeri.

“Kjo do të mbetet një skemë abuzive, që ju e dini fare mirë që nafta do të shkojë në tregun e zi, te makinat private, por asnjëherë te fermeri”,ka thënë ai.

Ndër të thera ai thotë se këto janë shaka elektorale që bëhen në prag të zgjedheve.

Deklarata për mediat e ish Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti

Fermerët ndihmohen vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me para në dorë. Ashtu siç bën Evropa, ashtu siç bëjnë fqinjët. Jepuni atyre 272 milion eurot e premtuara sepse në 7 vite u dhatë 7 herë më pak, vetëm 30 milion. Pushteti shpërndarës dhe pompist i naftës pa akcizë për fermerin, mbi bazë vetë deklarimi online të sipërfaqes së pa punuar dhe të pa mbjellë, është thjesht demagogji dhe shashkë elektorale.
Ajo naftë nuk do të shkojë për bujqësinë, sepse e ka më të lehtë dhe më afër të rishitet në treg të zi ose të shkojë në serbatorët e veturave. Prandaj, nuk ka rrugë tjetër për çmimin e efekteve të naftës pa akcizë për fermerët, përveç pagesës së tyre me para në dorë si subvencion direkt për naftën. Pagesë dhe para vetëm mbi bazën e punës së kryer dhe të matur, të plugimit, të mbjelljes së tokës, kjo është zgjidhja.
Pra shkurt dhe saktë, para në dorë drejtpërdrejt për fermerin për të kompensuar heqjen e taksave për naftën. Naftën fermeri e blen te privati dhe nuk ka nevojë për pompistët elektorale dhe demagogë të pushtetit.
Jepini fermerit para në dorë siç bën Evropa dhe fqinjët. Jepini fermerëve 232 milion eurot e premtuara në fushatën e para 7 viteve, të cilët u katandisën në 7 herë më pak .
Kjo është zgjidhja, të tjerat janë propagandë dhe mashtrim.

 

Të fundit