Flash News

DITARI POLITIK

“Në Kuvend vjen era puro e hashash”/ Dash Sula ‘nxeh’ socialistët, ndërhyjnë Nikolla dhe Majko

“Në Kuvend vjen era puro e hashash”/ Dash Sula

Deputeti demokrat Dashnor Sula ngriti sot në Kuvend shqetësimin e çmimeve të shtrenjta, situatë që prej muajsh vijon të mbetet e njëjtë.

Mirëpo, nga foltorja e Kuvendit Sula hodhi edhe një akuzë të fortë ndaj qeverisë duke thënë se Kuvendi vjen era puro e hashash. Deklarata e Sulës solli edhe ndërhyrjen e Pandeli Majkos i cili nga vendi bëri disa mimika fytyre si për t’i thënë Sulës se ‘nuk është ashtu’.

Reagim pati edhe nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila e konsideroi fyerje për institucionin dhe iu drejtua Sulës të ërkonte ndjesë për deklaratën.

Sula: Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë. Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike. Babai im 78 vjeç punon vetë, se nuk gjen punëtorë. Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë.

Nikolla: Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje.

Sula: Nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.

Të fundit