Flash News

DITARI POLITIK

Nga buqeta me grurë e Korreshit tek finesa e Tabakut, parada e ministreve e deputeteve sot në Parlament

Nga buqeta me grurë e Korreshit tek finesa e Tabakut, parada e ministreve e

Në seancën e sotme parlamentare, deputetët dhe ministrat ishin veshur shumë fine dhe serioze.

Të kruara thuajse në çdo detaj, deputetet janë parë në oborrin e Kuvendit mjaft në formë.

Ajo që binte në sy ishin ministrat dhe deputetet të cilët ishin veshur me kostum.

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, kishte përgatitur për qeverinë një buqetë me grurë duke thënë se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion.

Sipas tij, pasi qeveria u mori votat, abuzoi me çmimin.

Kurse deputetja demokrate Jorida Tabaku kishte zgjedhur një fustan të gjatë me kuti.

Dhe ngjyra e verdhë ishte prezente, ndërsa Spiropali kishte zgjedhur një xhaketë të bardhë dhe fund të zi.

Demokratja Ina Zhupa kishte veshur një bluze portokalli të shoqëruar nga një xhaketë ngjyrë jeshile.

Më poshtë po ju sjellim disa nga fotot e bëra para kuvendit

Të fundit