Flash News

DITARI POLITIK

Nis puna për Reformën Territoriale/ Replika mes Çupit dhe Denajt: Përmendja e afateve është provokim

Nis puna për Reformën Territoriale/ Replika mes Çupit dhe

Këtë të mërkurë ka nisur puna për Reformën Territoriale. Bashkëkryetaret Dhurata Çupi dhe Anila Denaj janë përfshirë në replika për afatet e punës së këtij komisioni.

Teksa Denaj përmendi planin kohor, Çupi ndërhyri duke e marrë si provikim. Demokratja tha se komisioni duhet të jetë i lirë për të finalizuar punën e tij deri në zgjedhjet e ardhshme.

Denaj nga ana tjetër e hodhi poshtë këtë pretendim duke shpjeguar se sipas rregullores, procedurialisht mund të flitet për afatet, ndërsa shtoi se provokimet nuk janë pjesë e formatit të saj.

PD e konsideron dështim reformën e vitit 2014. Ndërkohë që PS duket se është pro “shkrirjes” së qarqeve dhe disa bashkive, pra për një riorganizim të thellë administrativ.

Pjesa nga diskutimet

Anila Denaj: Në respekt të cilësisë që pretendojmë të perfomojmë duhet të përqendrohemi te rendi i ditës. Ndjekja formale e rendit të ditës është në fokus. Ndërkohë dua të theksoj që do kemi në mbledhjen e radhës planin e veprimit dhe jo sot sepse është e pamundur për të bërë një punë korrekte.

Do na tregoj nëse kjo efiçencë është e realizuar. Çfarë hapësirash ka ende nevojë. Këtë unë jam e bindur që asnjëri nga ne nuk e harron. Duhet ta vendosim në prioritet përtej diskutimeve politike që ne kemi.

Dhurata Çupi: Ju diskutuat që javën tjetër në rendin e ditës do të jetë plani i punës së komisionit. Midis rreshtave përmendet edhe planin kohor. Ne nuk mund të jemi në presionin e kohës.

Ne duhet të punojmë deri në limitin që përkon me dekretin e presidentit për zgjedhjet e ardhshme. Duhet të jemi të lirë të punojmë. Kjo pjesa e kohës ishte e tepërt, ndoshta edhe provokim por unë po e marr në shërbim të komisionit.

Anila Denaj: Nuk është në formatin tim profesional të provokoj. Sipas rregullores procedurialisht mund të flitet për afatet. Përtej diskutimit që kemi bërë dhe diskutimeve të tjera që do bëjmë mendoj se ka një afat që është i referuar në urdhër. Kur të vijë koha e një afati konkretisht për të folur për të do të flasim. Ky afat nuk është sot.

 

Të fundit