Flash News

DITARI POLITIK

"Policia ishte jashtë rrethimit të Parlamentit”, analisti debat me ministrin: Do bëhesh meme!

"Policia ishte jashtë rrethimit të Parlamentit”, analisti

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këmbënguli se Policia e Shtetit nuk e kaloi rrethimin e jashtëm të Kuvendit, gjatë tensionit të krijuar paraditen e sotme. 

Të kundërtën pretendoi pedagogu Ervis Iljazaj, duke shkaktuar kështu debat në studion e Top Story. 

Debati: 

Iljazaj: Sot, ju si qeveri akuzoheni se keni bërë puç kushtetues, duke marrë Policinë e Shtetit brenda rrethimit të parlamentit

Manja: Jashtë rrethimit! Nxirre ta shohim

Iljazaj: Brenda rrethimit

Manja: Nxirre mo ta shohim

Iljazaj: Po e mohove këtë, nuk ka emision

Manja: Unë kam qenë brenda në Parlament. Hajde ta shohim. Ku është kjo pamja? Është jashtë rrethimit

Iljazaj: Është te shkallët kryesore mo! Seriozisht e ke?

Manja: Jashtë traut është përplasja me Policinë

Iljazaj: Mos mo burrë se është turp i madh

Duma: Po pse me deputetët?

Iljazaj: Jo, nuk duhet të jetë fare Grida. Policia është e shtetit, nuk është e pushtetit

Manja: Ja ku e ke, është jashtë

Iljazaj: Do të bëhesh meme për këtë

Manja: Meme për gënjeshtra bëhen ata që mohojnë dhunën dhe karriget drejt deputetëve.

 

 

Të fundit