Flash News

DITARI POLITIK

Protesta bën bashkë për herë të parë Berishën dhe Metën

Protesta bën bashkë për herë të parë Berishën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë bërë bashkë për herë të parë publikisht në protestën e thirrur nga shoqëria civile për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë.

Të dy i janë bashkuar protestës për të mbështetur zërin e shoqërisë civile që kërkon drejtësi për Jonadën e vogël.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Arjan Tase iu drejtua bregut të plazhit Potam me skafin e tij ku do të merrte familjarët. Manovrat e rrezikshme që kreu Tase goditën për vdekje Jonadën e vogël.

Të fundit