Flash News

DITARI POLITIK

PS heq nga rendi i ditës debatin për mandatin e Xhaçkës, Vokshi: Po tentoni të na mbyllni gojën

PS heq nga rendi i ditës debatin për mandatin e Xhaçkës,

Kuvendi nuk pranoi kërkesën e 7 deputetëve të opozitës për të bërë debat gjatë seancës plenare lidhur me mandatin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u shpreh se në asnjë rast sipas rregullores, nuk ka pasur debate për çështje mandati.

“Kërkesa e 7 deputetëve për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk qëndron. Në rendin e ditës së seancës së sotme është miratimi i dy raporteve të dy relatorëve. Në asnjë rast sipas rregullores nuk ka pasur debat për çështje të tilla. Kërkesa për zhvillimin e debatit nuk do të pranohet”, tha Felaj.

Deputetja demokrate Albana Vokshi ju kundërpërgjigj Felajt, duke i thënë se maxhoranca po tenton t’iu mbyllë gojën.

“Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni ti mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat”, tha Vokshi.

Të fundit