Flash News

DITARI POLITIK

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, ja vendimi që mori Sekretariati i Etikës

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, ja

Pas shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë disa prej deputetëve, Elda Hoti, Klevis Balliu, Këlliçin, Fidel Kreka, Ledina Alloi, Denisa Vata, Flamur Noka, me nga 30 ditë.

“Për deputetet; Kreka, Këllici, Vokshi, Allolli, Denisa Vata, Balliu, Noka u kërkua përjashtim nga 60 ditë

Për Gazment Bardhin dhe Berishën u kërkua për 30 ditë përjashtim. Për deputetët e tjerë, Xhaferi, Mziu, Bledion Nallbabni, Korreshin dhe Boçi, është kërkuar 10 ditë. Pasi kemi marrë në tërësi në shqyrtim masat, propozoj që Këlliçi, Kreka, Vokshi, Balliu, Noka, Hoti, të përjashtohen me 30 ditë pune nga Komisionet dhe seancat plenare, për sjellje jo etike.”, tha Manja.

Pas kaosit të krijuar në sallën e Kuvendit, ku deputetë të opozitës ndezën dhe flakadanë dhe u përplasën me gardën, mazhoranca i bëri kërkesë Sekretariatit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

PS pretendoi se gjatë seancës janë kryer akte të rënda dhune. Nga ana tjetër, opozita i ka cilësuar masat si politike dhe të motivuara për të goditur përfaqësimin e saj në Kuvend.

Të fundit