Flash News

Ditari i Opozitës

PS kundër votimit me dokumente identifikimi të huaja, Tabaku: Po detyroni diasporën të votojë për ju

PS kundër votimit me dokumente identifikimi të huaja, Tabaku: Po

Mazhoranca është kundër propozimit të opozitës që emigrantët të cilët nuk disponojnë një mjet identifikimi shqiptar të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit me dokumentin e vendit ku ata jetojnë.

Blendi Klosi tha nga Kuvendi se nëse kjo zbatohet do të hidhte në erë sistemin.

Klosi: Kërkojnë që çdokush që ka një telefon, të regjistrojë sa herë të dojë. Kjo do ta hedhë në erë sistemin. Nuk ka negociatë për këtë. Kush ka celular, për 2 minuta del gjurmë ID dhe të japin çdo të dhëë si është forma e një karte belge. Mund të prodhohen aq shumë dokumente, sa mund të hedhin sistemin në erë. Nuk mund të identifikohet dot. Prandaj po e them, nëse do të paraqitet me ndonjë dokument anglez, kanadez etj, nuk mund të verifikohen dot. Është një hile, nuk është një dëshirë për të prodhuar më shumë shqiptarët. Hile nga ai i katit të tetë (Berishës). Kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm që manipulohet kaq thjeshtë. Kjo është një hile aq e vjetër sa lideri i tyre. e vjet

Nga ana tjetër deputetja Jorida Tabaku deklaroi se mazhoranca po e detyron diasporën të votojë dhe po iu bën presion familjarëve të tyre.

Tabaku: Kemi dëgjuar për presione të papara ndaj shqiptarëve të Diasporës. I keni detyruar të largohen nga vendi, tani doni t’i detyroni të votojnë për ju. Kemi parë rasti të emigrantëve që janë fotografuar në takimet tona dhe fotot i kanë sjellë këtu si presion ndaj familjarëve të tyre.

Të fundit