Flash News

DITARI POLITIK

PS nismë për ndryshimet e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit/ Berisha i përgjigjet ‘live’, tregon kush është I.M

PS nismë për ndryshimet e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit/

Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Vendimi vjen pasi, Autoriteti i Dosjeve kërkoi ndryshimin e ligjit, pasi deklaroi se një politikan i lartë ka rezultuar bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se: Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka vendosur të depozitojë sot pranë Kuvendit nismat ligjore për ndryshime të Ligjit funksional nr 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë” të ndryshuar si dhe të Ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar .

Teksa u njoftua vendimi i socialistëve, kryedemokrati Sali Berisha ishte në konferencën e përjavshme për mediat, ku iu kërkua më pas një koment për këtë çështje.

Berisha e ka konsideruar letrën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit ku përmendet Ilir Meta, si një raport të hartuar nga Edi Rama dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ai tha se i ka parë dokumentet e Autoritetit të Dosjeve dhe theksoi se nuk bëhet fjalë për ish-presidentin. Sipas tij, bëhet fjalë për shtetasin Ilir Muratin nga Librazhdi.

“Pas verifikimit të dokumenteve, unë deklarova dy ditë më parë se gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot - unë kam dokumentet në dorë – nuk ka akt më të shëmtuar.

Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ që ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth, e ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin, e ka të qartë se I. M., është Ilir Murati, nga Librazhdi.

Dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje, asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë dituar këta.  Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrë më të shpifur, qoftë Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, qoftë Linda Nikollën.

Unë mund t’ju them ju: në dokumentin që Genta Sula i drejton Linda Nikollës, akuzon Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një akt i pashembullt! Një akt i pashembullt! Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.

Tani, këto janë , ky është kurthi që organizon Edi Rama në mënyrë që të përdorë SHISH-in për fabrikim dokumentesh.

Cila është situate ligjore sot në Shqipëri? Në vitin 1995, këtu është miratuar ligji i lustracionit i përkthyer fjalë për fjalë, ligji i hartuar nga presidenti Vasllav havel dhe i dorëzuar në parlamentin e asaj kohe në Çekosllovaki. Sali Berisha e ka marrë atë ligj, e ka përkthyer fjalë për fjalë dhe e ka kaluar në parlamentin shqiptar.

Ai ligj kishte lustracionin: Pengoheshin për të marrë pjesë në funksione zyrtare të gjithë piramida e persekutimit, le ët themi, të shqiptarëve, polici sekrete, hetuesi, gjykata, prokurori”, shtoi Berisha.

 

Të fundit