Rezoluta e IDU, reagon Këlliçi: Këtë radhë lajmi vjen nga Washington
Politiko
6 Dhjetor 2024, 17:45
Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pasi Aleanca Globale e Qendrës së Djathtë, (IDU) ka miratuar me votë unanime, Rezolutën për Shqipërinë të paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila dënon përqëndrimin e pushtetit në një dorë të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi kjo është rezoluta e tretë që miratohet në tri javë, madje më e rëndësishmja për shkak se sipas tij "Këtë rradhë lajmi vjen nga Washington".
"E treta, e vërteta!!!
Sapo u miratua rezoluta e tretë, brenda vetëm 3 javësh, në mbështetje të plotë të opozitës shqiptare, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreut të saj Prof. Dr. Sali Berisha!
Këtë rradhë lajmi vjen nga Washington", shkruan Këlliçi .