Flash News

DITARI POLITIK

Kryeministria nuk priti afatin e ankimimit! Letër zyrtare kreut të KQZ-së për shkarkimin e Veliajt

Kryeministria nuk priti afatin e ankimimit! Letër zyrtare kreut të

Kryeministria i ka dërguar një letër zyrtare kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku njofton shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Letra e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, duket se i është depozituar KQZ-së më datë 25 shtator, ditë kur edhe u vendos shkarkimi, por është bërë publike sot vetëm pak orë pasi Veliaj ka ankimuar vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25.09.2025, ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj”, thuhet në letrën zyrtare.

Tashmë pritet që ky veprim t’i hapë rrugë procesit të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës, për të cilat ende nuk ka një datë.

Kryeministria nuk priti afatin e ankimimit! Letër zyrtare kreut të

Të fundit