Flash News

DITARI POLITIK

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet

Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet do të mblidhet më 23 shkurt për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për arrestimin e ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

Përcaktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës së SPAK erdhi pas presioni që ndërkombëtarët, Komisioni Evropian, bëri ndaj qeverisë, ku kërkoi të shqyrtohet me urgjencë imuniteti i Ballukut.

“Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë pa vonesë kërkesat e SPAK për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, deklaroi Komisioni Evropian në një reagim për mediat.

Të fundit