Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Një studim mbi debatet në këshillat bashkiake të vendit i publikuar në Tiranë të enjten, zbuloi se barazia gjinore e siguruar përmes kuotave dhe detyrimit të partive politike për të prezantuar lista të mbyllura kandidatësh me përbërje të barabartë të kandidatëve dhe kandidateve, duket se nuk është shoqëruar me një përmirësim në diskursin politik në këto këshilla, ku burrat vijojnë të dominojnë në masë dërrmuese dhe ku gratë, kur flasin, rrezikojnë 2.5 herë më shpesh se sa burrat që të ndërpriten.
Studimi me titull Kur numrat gënjejnë, me autore Marsela Dauti dhe Geldona Metaj, u realizua Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN).
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në prill të vitit 2015, kuota gjinore të barabarta në këshillet bashkiake, ndërsa vendi zbatoi një reformë administrative dhe territoriale, e cila gjerësisht u pa si një instrument që, ndërsa synonte rritjen e eficiencës në administrim, sillte dobësim të përfaqësimit politik dhe të demokracisë vendore. Reforma gjithashtu nuk i shpëtoi praktikave të ‘gerrimanderizimit' të hartës elektorale dhe krijimit të disa bashkive të vogla dhe jofunksionale si rrjedhojë e pazareve politike mes partive që përbënin aleancën qeverisëse në atë kohë.
Gjithsesi, manovrat politike mes partive në pushtet bënë që, ndonëse ligji parashikonte barazi gjinore, në praktikë në zgjedhjet e vitit 2015, në asnjë prej bashkive të vendit nuk pati përfaqësi të barabartë ndërsa në disa, gratë përbënin vetëm 10 apo 20% të këshilleve. Kjo ndodhi për shkak se të fortit e zonave garojnë nën emrin e partive të vogla, të cilat në mënyrë tipike fitojnë vetëm një mandat, të parin e listës, i cili është mashkull.
Situata u përmirësua në zgjedhjet pasuese falë rregullave shtesë, e megjithatë, edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, manovrat elektorale bënë që gratë të zinin 43% të këshillave dhe jo 50%.
Pabarazia duket akoma më e lartë në analizën e debateve të zhvilluara në këshillat bashkiake.
Gjatë periudhës gusht-dhjetor 2023, periudhë në të cilën përfshihet konstituimi i këshillave të reja bashkiake pas zgjedhjeve si dhe debatet mbi projektbuxhetin e secilës bashki që zhvillohet zakonisht në dhjetor, studiuesit dhe 11 kërkuesit analizuan 49 mbledhje, debatet e së cilave u transkriptuan.
Ata numëruan 8300 raste kur këshilltarët kanë marrë fjalën dhe zbuluan se hendeku gjinor në marrjen e fjalës është i lartë.
“Burrat e morën fjalën 6,169 herë (74.33%) dhe gratë e morën fjalën 2,131 herë (25.67%)”, shënohet në studim.
“Burrat dominojnë diskutimet në të gjitha këshillat e marrë në studim. Dominimi i burrave në diskutime ndihet veçanërisht në këshillin bashkiak të Korçës (81.05%), Malësisë së Madhe (84.80%), Pukës (80.97%), dhe Sarandës (85.53%). Figura 3 paraqet numrin e herëve që këshilltarët kanë marrë fjalën—të ndarë sipas gjinisë—në secilin këshill bashkiak,” thuhet më tej në studim.
Gratë këshilltare përballen shumë më shpesh se sa burrat me ndërprerjen e fjalës, edhe pse flasin më rrallë.
“Ndërprerja e fjalës mund të vinte nga Kryetari i këshillit, këshilltarë të tjerë, apo administrata e Bashkisë. Grupi i punës evidentoi 977 raste të ndërprerjes së fjalës (11.77%),” theksohet në studim.
“Grave ju ndërpre fjala 453 herë nga 2,131 herë që e morën fjalën (21.26%); ndërkohë, burrave ju ndërpre fjala 524 herë nga 6,169 herë që e morën fjalën (8.49%). Me fjalë të tjera, grave u ndërpritet fjala rreth 2.5 herë më shpesh se burrave.”
Këshillat bashkiake në Shqipëri zgjidhen nga listat e mbyllura të partive politike. Qytetarët votojnë për një parti të caktuar, e cila nga ana e vet, përcakton kandidatët për këshilltarë. Besohet gjerësisht se mungesa e demokracisë së brendshme në partitë politike, pamundësia e qytetarëve për të zgjedhur se cilët prej kandidatëve duan të dërgojnë në këshill apo dominimi i diskursit publik nga krerët e partive kombëtare edhe në rastet e zgjedhjeve për pushtetin vendor, i ka bërë këshillat bashkiake institucione të dobëta, të paafta për të mbajtur llogaridhënës kryetarin apo kryetaren e bashkisë apo stafin e bashkisë. Kjo bën që këshilltarët bashkiakë të kenë pak fuqi reale për të ndikuar politikëbërjen në nivel vendor.
Studimi rendit një numër rastesh të cilësuara nga studiuesit si “praktika autokratike” në të cilat, mbledhjet e këshillave bashkiake u dominuan nga kryetari, këshilltarëve nuk iu dha përgjigje për pyetjet e ngritura apo, në një rast, një kryetare bashkie kritikonte këshilltarët se pse ata bënin pyetje.
“Gjatë analizimit të mbledhjeve vëzhguam praktika që na shqetësuan së tepërmi. Konkretisht, këshilltarët e partisë në pushtet iu kërkonin këshilltarëve të opozitës të mos ngrinin pyetje në këshill, por t'i kërkonin përgjigjet vetë në zyrat e Bashkisë; sulmuan një organizatë jo-qeveritare për të dëmtuar reputacionin dhe besueshmërinë e organizatës tek publiku; si dhe iu kundërpërgjigjën kritikave ndaj Bashkisë me falenderime drejtuar Kryetarëve të Bashkisë apo qeverisë qendrore,” thuhet në raport
Raporti vëren gjithashtu se, megjithëse mjetet ekzistojnë që këshillat bashkiake të bëjnë transmetim në internet, administratat e disa bashkive dukshëm kontrolluan transmetimet për llogari të kryetarit.
Intervistat e thelluara me gratë anëtare të këshillave vunë në dukje faktin se pozita e tyre brenda partive përkatëse është shumë më e dobët se sa ajo e burrave dhe se ato nuk ndjehen të sigurta se do të rikandidohen. Ato raportuan gjithashtu edhe për sjellje mizogjene nga burrat dhe komente të llojit “u bëre ti” apo “ju nuk dini gjë” apo te fakti se propozimet e tyre apo kërkesat e tyre për informacion thjeshtë injorohen si të parëndësishme.
Barazia gjinore në vendimmarrje është një çështje e debatuar gjerësisht në të gjithë botën ndërsa barazia numerike është shpesh më e lehtë të realizohet në vendet ku pushteti është i përqendruar në duar të caktuara dhe ku parlamentet apo këshillat kanë rol figurativ.
Aktualisht në Shqipëri, më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit të Ministrave janë gra dhe afërsisht një në çdo tre deputetë është grua gjithashtu. Edhe shumë vende me kredenciale të pakta demokratike, si Arabia Saudite, Koreja e Veriut apo Ruanda kanë përfaqësi të lartë të grave nëpër këshille apo parlamente, por kjo dukshëm tregon të kundërtën e asaj që shtiret.
“Liderët autokratë përdorin rritjen numerike të grave në politikë që të përmirësojnë reputacionin në arenën ndërkombëtare, të legjitimojnë pushtetin në sytë e publikut dhe të organizatave të shoqërisë civile, apo të zhvendosin vëmendjen nga krizat politike apo ekonomike—strategji këto që i ndihmojnë të qëndrojnë më gjatë në pushtet,” vërejnë studiueset në raport, duke iu referuar studimeve të shumta ndërkombëtare mbi keqpërdorimin e grave për të maskuar mungesën e demokracisë.
“…reformat e barazisë gjinore transformohen në një instrument manipulues që edhe pse duket sikur nxisin qeverisjen e mirë, në realitet e dobësojnë atë,” nënvijëzon studimi./reporter
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38