Flash News

DITARI POLITIK

Tension në Shkollën e Integrimit Evropian: Spiropali dhe Tabaku refuzojnë të ndajnë të njëjtën tryezë

Tension në Shkollën e Integrimit Evropian: Spiropali dhe Tabaku

Edicioni i 9-të i Shkollës së Integrimit Evropian, i cili synon të përgatisë të rinjtë për procesin e negociatave me BE-në, nisi me tensione për shkak të mosmarrëveshjeve mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku, e cila drejton Këshillin Kombëtar të Integrimit, mungoi në hapje të ceremonisë, duke u shfaqur vetëm pasi Spiropali ishte larguar nga salla.

"Ndjesë për zërin, por nxitova për të ardhur këtu. Do të kisha dashur të isha që në fillim të takimit pasi unë jam kontribuuesja kryesore që kjo shkollë të vijojë edhe këtë vit, por fatkeqësisht si çdo aktivitet tjetër edhe ky aktivitet u vodh pak. 

Të vjen keq kur vidhen fondet publike, kontratë koncesionare, por të vjen keq dhe kur puna në këtë rast u desht të përdorej për ndasinë tonë politike", tha Tabak

Të fundit