Flash News

DITARI POLITIK

Rama i akuzoi si të dehur, kërkon përjashtimin me 10 ditë të Palokës dhe Leskajt, flasin deputetët

Rama i akuzoi si të dehur, kërkon përjashtimin me 10 ditë

Seanca maratonë e Kuvendit u shoqërua sot me tensione dhe përplasje në përfundim pak para se të votohej për buxhetin e vitit 2023.

Ka pasur një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Edi Paloka. Ishte Rama i cili ka pretenduar se Paloka dhe Leskaj kanë hyrë në seancë të dehur dhe se kanë kryer veprime të pahijshme e kanë përdorur fjalor të papërshtatshëm.

Socialistët kërkojnë përjashtimin e tyre me 10 ditë nga seancat plenare.

Paloka shkon te Rama, por në atë moment ndërhyn garda dhe e rrethon. Rama dëgjohet teksa i thotë Nikollës “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”.

I pyetur nga Abc News, Paloka ka mohuar që të ketë qenë i dehur në seancë.

“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë”, ka thënë Paloka.

Ndërsa Leskaj ka thënë “po për Ramën që kishte pirë drogë do kërkojë masë disiplinore? Se dhe Rama kishte pirë drogë”.

Të fundit