Flash News

DITARI POLITIK

Tensionet në Kuvend/ Seanca ndërpritet tre herë, Celibashi largohet pa lexuar raportin

Tensionet në Kuvend/ Seanca ndërpritet tre herë, Celibashi

Teksa në foltoren e Kuvendit qëndroi për disa çaste kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kundërshtuan këtë procedurë, ndërsa kërkuan që të flisnin për çështjen ‘Ahmetaj’.

Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla ndërhyri dhe kërkoi 5 minuta pushim, duke u ndërprerë kështu seanca për herë të tretë.

Me rinisjen e seancës, duket se situata nuk u qetësua, ndërsa deputetët e opozitës u ngritën nga vendi. E për këtë arsye Nikolla vendosi që Celibashi mos ta prezantojë raportin e KQZ-së, me pretendimin se deputetët e kishin një kopje të tij.

 “Deputetët e kanë raportin, ndaj vijojmë me diskutimet”, tha ajo. Ndërkohë, Bardhi shkoi drejt foltores, duke kërkuar me ngulm futjen në rend të ditës të çështjes ‘Ahmetaj’.

Opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi praninë e këtij të fundit në seancë për të dhënë llogari.

Të fundit