Flash News

DITARI POLITIK

Zjarret në Shkodër ‘përplasin' prefekten me kryebashkiakun, Spahia: Qeveria të ishte më prezente

Zjarret në Shkodër ‘përplasin' prefekten me

Situata me zjarret në Shkodër ka shkaktuar një debat mes prefektes së qarkut Majlinda Angoni dhe kryebashkiakut Bardh Spahia.

Angoni është shprehur se situata është e vështirë dhe kritike, por megjithatë nuk janë të nevojshëm helikopterët. Prefektja ka kërkuar solidaritet, ndërsa Spahia i është drejtuar duke i thënë se nevojitet ndërhyrje nga ajri dhe se qeveria duhej të ishte më prezente në këto situata.

Angoni: Jemi në një situatë kritike. 60 forca të ushtrisë në terren. Shumë e vështirë ndërhyrja në Vilëz për shkak të terrenit. Prioritet është jeta e njerzve dhe e banesave të tyre. Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë Shkodër, sidomos në Vilëz. Flitet për situata të menaxhueshme, nuk është koha për helikopterë. Duhet të bëjmë denoncime për çdo rast të dyshimtë, duhet solidaritet në këtë situatë.

Spahia: Jemi përballur me një situatë të vështirë me disa vatra zjarri në kohë të njëjtë. Falë punës së zjarrfikësve janë dominuar këto situata. Nevojiten mjete nga ajri aty ku është e pamundur ndërhyrja. Do duhej qeveria të ishte me prezente.

 

Të fundit