Flash News

KRYESORE

"Ditë e madhe" për Afrikën, OBSH: Zhduket virusi i polioimelitit

"Ditë e madhe" për Afrikën, OBSH: Zhduket virusi i

Virusi i Poliomielitit është zyrtarisht i zhdukur nga Afrika, kanë deklaruar këtë të martë përfaqësues të Organizatës Botërore e Shëndetësisë.

"Sot ne mblidhemi të gëzojmë për një histori suksesi të shëndetit publik, çertifikimit të zhdukjes së polio virusit të egër në rajonin Afrikan", tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 "Fundi i poliomielitit të egër në Afrikë është një lajm i shkëlqyer", tha Tedros, i cili është gjithashtu kryetari i bordit të mbikëqyrjes së poliomielitit. “Suksesi juaj është suksesi i botës”,-tha ai.

Ky virus vjen me pasoja më të rënda tek fëmijët, ndikon në gjendjen nervore të tyre dhe shkakton dobësi të muskujve deri në paralizë të trupit. Deri më tani nuk ka asnjë trajtim dhe asnjë kurë por është vaksinimi që mund të parandalojë infeksionin.

Qeveritë dhe OJQ ( organizatat jofitimprurëse) kanë punuar që nga viti 1996 në përpjekje për të zhdukur virusin nga kontinenti Afrikan me fushata të vazhdueshme vaksinimi.

“Janë dorëzuar pothuajse 9 miliardë vaksina kundër poliomielitit”, tha Tedros. Një pjesë e madhe e përpjekjes së zhdukjes ka qenë përmes Iniciativës Globale për Zhdukjen e Poliomit (GPEI), e cila u krijua në 1988 dhe udhëhiqet nga qeveritë kombëtare dhe pesë partnerë - Rotary International, WHO, UNICEF, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

"Sot është një ditë historike për shëndetin global, dhe është një shkak festimi për të gjithë ata që punojnë për të përmirësuar shëndetin e Afrikanëve. Urime për të gjithë ata që ndihmuan për t’a bërë të mundur këtë”,-tha Alex Azar sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Zyrtarët donin të siguroheshin që poliomieliti ishte zhdukur me të vërtetë nga kontinenti afrikan dhe kanë pritur katër vjet që nga 2016 kur u diagnostikua edhe rasti i fundit i virusit të egër.

Të fundit