Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ditë zie”, vajza e Mitrush Kutelit: Kazmaxhinjtë e natës dogjën edhe një faqe të kulturës së Tiranës
Lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotëm ka reaguar dhe vajza e shkrimtarit Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko. Përmes një reagimi në facebook, Pasko shprehet se kjo është një ditë zie, ku kazmaxhinjtë e natës dogjën edhe një tjetër faqe të historisë dhe kulturës së kryeqytetit.
Ajp sjell në vëmendje përpjekjet për ruajtjen e Piramidës, ndërsa shton se kjo logjikë duhet të ishte ndjekur dhe për Teatrin Kombëtar.
“Ditë zie: Kazmaxhinjtë e natës dogjën edhe një faqe të historisë e kulturës së tiranës.
Do t’iu kujtoja kazmaxhinjve të sotëm – edhe “artistëve kazmaxhinj” peticionistë që kinse duan teatër të ri (do të kishin pasur jo një, por dy e tre teatro ndërsa prisnin të prishet ekzistuesi), do t’iu kujtoja përpjekjet e para 9 vitesh për të mbrojtur Piramidën.
Jam krenare që isha dhe unë në mbrojtje të Piramidës, me logjikën time, dhe jo për hesap të ndokujt. Do të vlente e njëjta logjikë për Teatrin Kombëtar, por ata me sa duket logjika i bezdis dhe e përdorin vetëm kur përkon me interesat e tyre të pashpallura.
Nga shkrimi i asaj kohe kam shtuar vetëm 6-7 fjalët e fundit që duhet të kenë rënë gjatë faqosjes.
NGA PIRAMIDAT TEK PIRAMIDA
21.07 2011 / Në fillim të vitit 1997 në fjalorin ekonomiko-politik të shqiptarëve hyri me tërsëllëm një fjalë e re: fjala piramidë. Atë e shqiptoi së pari Maksude Kadëna, “bosja” e një firme të famshme huamarrëse – e kush s’kishte dëgjuar atëhere për Suden?
Sudja pa shkollë doli një ditë në një dritare të vogël të një apartamenti diku përballë Fushës së Zezë dhe deklaroi falimentimin e aktivitetit të saj duke i vënë për herë të parë emrin “piramidë”. Nga e kishte mësuar Sudja emërtimin me të cilin njiheshin këto aktivitete në botën financiare? Kjo s’u mor vesh as atëhere, as tani, kur kanë kaluar 14 vite.
Pas “piramidës” së Sudes u shembën edhe disa “piramida” të tjera, të ngjashme me të.
Njerëzit që deri atëhere u kishin thënë thjesht “firma” (zyrtarisht thirreshin “firma rentiere” ose “firma huamarrëse”), u mësuan shpejt e shpejt me këtë emër të ri, që mbase u tingëllonte dhe disi familjar. Sepse, në fund të fundit, a s’e kishte dhe Tirana një “piramidë” (pothuaj të vërtetë e të pashembur) pranë Bulevardit, në mes të një sheshi ndërmjet Kryeministrisë dhe Lanës? Dhe a s’ia kishin ngjitur ata vetë këtë emër, pa dekret e pa vendime të ardhura së larti, pa bujë e pa ceremoni zyrtare?!
Por jo vetëm kaq. Ata e patën pagëzuar kështu duke shpërfillur dekretin zyrtar ku thuhej se emri i këtij objekti të madh e të ndritshëm do të ishte pak a shumë “Qendra muzeale Enver Hoxha”, apo diçka tjetër e tillë. Kështu, populli i Tiranës e më pas i gjithë Shqipërisë i thanë asaj “Piramidë” e ia vunë këtë emër ilegalisht, duke kryer madje kështu një gjest disidence. Ky emër e ndoqi këtë ndërtesë edhe pas viteve ’90 e pas viteve 2000, edhe kur zyrtarisht iu vu emri “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori”. Kjo do të thotë se emri “Piramidë” ishte gjetur mirë – punë prej populli të mençur, me “referendum” spontan!
Unë i pata bërë bisht vizitës brenda saj sa ishte muze i Enver Hoxhës.
Për herë të parë hyra në Piramidë kur u bë një aktivitet pas vitit 1992, kuptohet, në atë kohë atje s’kishte fare shenjë të diktatorit, as të diktaturës. Dhe më pëlqeu shumë-shumë. “Mëkat, mendova, të mbetej kjo gjë e bukur strehë për të himnizuar një njeri që i solli kaq shumë fatkeqësi vendit”. Siç është konstatuar edhe më parë, populli i Tiranës nuk e ka urryer asnjëherë Piramidën, madje në logjikën e vet as e ka lidhur fare me figurën e diktatorit. Po të kish qenë ndryshe, turma e revoltuar do t’i ishte vërsulur qysh në vitin 1991 kur hodhi përdhe e bëri copë-copë monumentin e sheshit “Skënderbej”. Tiranasit thjesht e donin këtë ndërtesë të çliruar nga hija e Enverit, ndërsa hapësirën jashtë e donin të gjithën për vete.
Tani 70 e dy-tre deputetë firmosin për ta prishur se thonë qenka “simbol” dhe se popullit i dhembkan sytë prej saj, ngaqë i kujtoka komunizmin! Zotërinj, çlirohuni nga furitë primitive që ju kanë zaptuar dhe hidhni tej logjikën e shkatërrimit. Sepse këtij qëndrimit tuaj unë s’i them dot as “instinkt i shkatërrimit”, pasi instinkti vjen vetvetiu, ndërsa kurdisja kundër Piramidës nuk ka asgjë të tillë. Një ndërtesë, është ndërtesë. Simbolin e bën mendja e njeriut dhe brendia e objektit. Dhe ju siguroj se brendia e Piramidës së Tiranës e ka treguar botërisht që ka përmbajtje “thellësisht demokrate”, duke i shërbyer demokracisë, siç ka ndodhur vite me radhë pas ’92-shit. Ajo madje vazhdon të punojë për demokracinë edhe vetëm me emrin e vet, që siç e thashë më lart, është simbol disidence! Nëse disave iu kujton ende simbolet e komunizmit dhe Enverin, kjo s’ka të bëjë aspak me ndërtesën që jetoi vetëm 2-3 vite si strehë e kujtimit të diktatorit dhe rreth 18 vite si objekt në shërbim të veprimtarive të një shoqërie të lirë. Dhe demokracia s’mund të shpallë më mirë triumfin e saj mbi diktaturën, se sa duke kthyer objektin e projektuar për të himnizuar kujtimin e diktatorit, në një mjedis ku lulëzon kultura e lirisë së njerëzve të lirë.
Sa për “shtëpinë e re” që iu duhet deputetëve si dhuratë Shqipërisë (vetvetes) me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, kjo megjithë mend tejkalon çdo marrëzi e çdo paturpësi.
Sepse ndryshimi i sallës aktuale të Kuvendit tonë nga sallat e parlamenteve të vendeve me një nivel edhe më të lartë ekonomik se vendi ynë, nuk është aq i madh sa ndryshimi i spitaleve të atyre vendeve nga spitalet e vendit tonë; nuk është aq i madh sa ndryshimi i shkollave dhe universiteteve të atyre vendeve nga shkollat dhe universitetet e vendit tonë. Në një kohë kur Shqipëria gërryen trupin e vet me fabrika të shumta çimentoje dhe furra gëlqeresh që thërmojnë malet, ne s’mund ta kemi luksin për pallate të tillë luksozë që s’i kanë as vendet me parametra ekonomikë shumë herë më të lartë se të vendit tonë. Kujt duam t’i shesim mend? Botës? Kjo është thjesht delir madhështie. Ndërsa shqiptarët e varfër as që duan t’ja dinë për maketet të cilëve ju u buzëqeshni, pasi buza e tyre është plasur nga jeta e rëndë.
Nëqoftëse këtë nuk arrini ta shihni, hidhni të paktën sytë brenda sallës aktuale të Kuvendit, ku deputetët votojnë për njëri-tjetrin! Dhe sipas meje kuvendarëve tanë nuk iu mungon salla ku të zhvillojnë funksionin si të zgjedhur, por u mungon diçka tjetër, të cilën s’ka sallë e ndërtesë që mund t’ua plotësojë. Por në doni vërtet t’i bëni një dhuratë popullit që ju paguan, jepini një ligj të ndershëm zgjedhor, një ligj i cili të ndryshojë nga i deritanishmi, që reflekton synimin tuaj dinak e hileqar: të ndryshoni çdo gjë, me kusht që të mos ndryshojë asgjë. Prandaj, në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë jepini vendit një ligj të drejtë zgjedhor, pasi ai ka nevojë për alternativa dhe i kanë ardhur në majë të hundës zhganet tuaja që i rrijnë përballë si graniti rreth bashkuar, të gjithë tok, ndarë më dysh, me llogarinë e ftohtë “dhe një herë, si përherë”.
Sa për Piramidën, jepni urdhër që ajo të sillet në din, të paktën siç ishte para disa vitesh dhe tërhiquni nga synimi për të pushtuar edhe këtë oaz të qetë buzë bulevardit… Më falni, se harrova: jepni urdhër të hapet sërish e të sistemohet edhe ajo çezma e vogël me ujë Selite, që rridhte dikur aty ditë e natë, se i pëlqente shumë popullit të Tiranës, si demokratëve, ashtu dhe socialistëve dhe atyre që s’janë as demokratë, as socialistë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38