Flash News

KRYESORE

Ditëlindje e përvjetor martese, Sali Berisha fjalë zemre bashkëshortes Liri

Ditëlindje e përvjetor martese, Sali Berisha fjalë zemre

Ditën e sotme Liri Berisha, bashkëshortja e Sali Berishës feston 70 vjetorin e saj të lindjes. Por jo vetëm kaq. Sot është dhe 47 vjetori i martesës së çiftit Berisha.

Ish-kryeministri i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortes së tij në publik, ku i shpreh dashurinë dhe mirënjohjen e pafund.

Reagimi i Sali Berishës:

Të dashur miq, sot për të gjithë familjen tonë është nje dite e veçante, gezimi dhe feste!

Ne sot festojme ditelindjen e Lilit, perendeshes se dashurise, miresise, fisnikerise te familjes tone, 70 vjetorin e lindjes se saj dhe 47 vjetorin e marteses tonë!

Sot, pas dekadash dashurie të pakufishme, mbeshtetje të jashtëzakonshme tejet të çmuar, kujdesi të pakursyer të dëshmuar ndaj meje, fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijeve tanë, fjalët nuk arrijnë të shprehin ndjenjen e mirënjohjes tonë të pakufishme ndaj saj!

Por me gjuhën e zemrave tona i urojmë Lilit sot edhe shumë e shumë vite të tjera së bashku plot shëndet, gezime dhe suksese te tjera ne ndihmen e femijeve ne Shqiperi. Gezuar Lili!! sb

Të fundit