KRYESORE

Ditmir Bushati harron Covid-19, shijon ‘një gotë’ në lokalin pranë shtëpisë së Sali Berishës

Ditmir Bushati harron Covid-19, shijon ‘një gotë’ në

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duket se ka harruar protokollet e autoriteteve të shëndetësisë për pandeminë Covid-19 dhe ka zgjedhur të pijë një gotë në një nga lokalet e natës në Tiranë.

Politiko.al siguron foto të ish-ministrit në një lokal në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, e cilësuar ndryshe se rruga ku banon ish-kryeministri Sali Berisha.

Bushati shfaqet me disa miq në tavolinë në një bar që frekuentohet zakonisht nga të rinjtë, ndërsa bie menjëherë në sy neglizhenca për respektim distance sociale.

Kujtojmë se së fundmi, Kryeministri Edi Rama ka larguar përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir dhe ka propozuar që vendin e tij ta marrë Ditmir Bushati.

Megjithatë, deri tani  Bushati nuk ka sqaruar qëndrimin e tij për këtë ‘ofertë’, ndërsa ka kundërshtuar në parlament ligjin për anti shpifjen dhe ishte i pari që kërkoi dërgimin e ligjit në komisionin e Venecias. Në Janar 2020 Rama e emëroi Bushatin si i dërguar i posaçëm për OSBE-në.

 

Ditari politik

Të fundit