Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati, kreu i VV në Tiranë? Flet për herë të parë Albin Kurti: Dëshiroj të bashkëpunoj me të

Ditmir Bushati, kreu i VV në Tiranë? Flet për herë të

Pas aludimesh të shumta muajt e fundit se Ditmir Bushati do të marrë drejtimin e degës së Vetëvendosjes në Tiranë, ka folur për herë të kreu i kësaj lëvizjeje.

Në një intervistë për emisionin "Tempora" në RTV Ora me gazetaren Sonila Meço, Albin Kurti u shpreh se do të dëshironte të bashkëpunonte me Ditmir Bushatin, ish ministrin e Jashtëm, nëse VV do të kalonte nga OJF në një parti politike

“Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e Vetëvendosjes këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk e kam zgjedhur unë as Enisul Starovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysamedin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë”, tha Kurti.

I pyetur nëse mund të jetë momentumi kur një lëvizje prej Kosove të ketë një lider prej Shqipërie apo e kundërta, kurti tha: “Nuk e dyshoj që mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por i përket organizatës dhe aktivistëve këtu të vendosin  se si do të ecin tutje dhe me kënd. Unë besoj se më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund. Unë dëshiroj të bashkëpunoj me të, por se çfarë forme merr ajo nuk më përket mua”.

Të fundit