Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati në Kuvend pas tensionit me Greqinë, asnjë fjalë për zhvillimet e fundit

Ditmir Bushati në Kuvend pas tensionit me Greqinë, asnjë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka mbajtur një fjalim sot në Kuvend ku u fokusua në investimet në veri të vendit dhe ndërlidhjen e shqiptarëve të Malit të Zi me Shqipërinë.

Kjo ishte paraqitja e parë e Bushatit në Kuvend pas ngjarjes së Bularatit, që krijoi një klimë tensioni midis Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithsesi, ministri i Jashtëm ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment për vrasjen e minoritarit Kostandinos Kacifas dhe incidenteve që kanë ndodhur në Athinë, ku emigrantët shqiptarë dhe simbolet tona kombëtare kanë qenë në qendër të sulmeve nga ekstremistët grekë.

Përveç deklaratës së nxituar nga kryeministri Edi Rama në ditën e ngjarjes, zyrtarët e të dyja vendeve janë munduar të ulin tensionet dhe kanë bërë thirrje për qetësi, sjellje që nuk është pranuar nga ekstremistët në të dyja anët e kufirit.

Të fundit