Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati nxit përçarjen e demokratëve në Shkodër, letër mediave: Deklarata e fortë që bëra për Topallin

Stafi i kandidatit të PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati, u ka shpërndarë sot mediave një njoftim lidhur me deklaratën që ai ka bërë për deputeten e PD-së, Jozefina Topalli. Në ‘email’-in që Bushati u ka dërguar mediave e konsideron vetë ‘deklaratë të fortë’ ato që ka thënë për Topallin.

Bushati është përpjekur të nxisë përçarje te demokratët e Shkodrës kur ka deklaruar se Topalli është e vetmja në PD që ka punuar për atë qytet, ndërsa ka sulmuar kryebashkiaken Voltana Ademi.

“Shihni sot Partinë Demokratike dhe listën e kandidatëve të tyre për të  kuptuar se cili është koncepti i kundërshtarit tonë dhe për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri. Një pjesë prej jush që e ndjekin poltikën mund të mos i ketë shpëtuar fakti dhe polemikat që kam pasur në  parlament me Jozefina Topallin. E megjithatë unë pavarësisht se e kam dhe do ta kem kundërshtare politike, mendoj se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë dicka për Shkodrën. Dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik edhe këtu në Shkodër dhe jo kulturën e  përjashtimit siç nxit Kryetarja e Bashkisë, sepse kultura e bashkepunimit do të thotë t'i njohësh një meritë kundërshtarit”, ka thënë ndër të tjera Bushati.

Të fundit