Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati për marrëveshjen Basha-Rama: I hap rrugë votimit të reformave

Ditmir Bushati për marrëveshjen Basha-Rama: I hap rrugë votimit

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, nga Shkodra  i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës, ku paralajmëronte surpriza. Me diplomaci, Bushati u shpreh se është në interes të të gjitha partive  që të marrin pjesë në votim javën e ardhshme në parlament. Gjithashtu theksoi që marrëveshja Basha-Rama është një ogr i mirë për vendin.

“Eshtë në interesin e të gjithëve që të bëjmë votimet e duhura javën tjetër në parlament, jo thjesht për vetingun por dhe për ndryshimet që është rënë dakord, të nisim zyrtarisht fushatën zgjedhore, të kemi një fushatë dinjitoze. Shpresojmë të hapim një kapitull të ri pas 25 qershorit, duke iu referuar gjithashtu asaj cka është rënë dakord në marrëveshje për negociatat e Shqipërisë në BE. Mundësisht për një reformë më të gjerë institucionale”, tha ministri i Jashtem.

Më tej Bushati ka komentuar edhe marrëveshjen Rama-Basha, duke e quajtur si ogurmirë për vendin.

“Marrëveshja siguron zbatimin e ligjit të vetingut, i shumëpritur nga shqiptarët dhe shumëinvestuar nga ndërkombëtarët. Siguron një afat për mbajtjen e zgjedhjeve qartësisht në përputhje me Kushtetutën dhe disa garanci shtesë që besojmë se do të krijojnë një klimë pozitive sa i takon procesit zgjedhor. Marrëveshja ka dhe disa aspekte të tjera që do i konsideroja ogur të mirë për vendin, e kam fjalën për atë që do të vijë pas 25 qershorit, në kushtet kur Shqipëria synon të ulet në tryezën e anëtarësimit.

Janë disa reforma të cilat në një mënyrë a në një tjetër kërkojnë kontributin e dy grupimeve kryesore në vend”, tha ai.

“Çdo parti politike, përfshi dhe PS është e angazhuar për një proces sa më të ndershëm. Ne kemi obejktiv të marrim një numër sa më të madh vëndesh në parlament. Pas 25 qershorit do i përgjigjemi pyetjet që ju shtruat”, tha ai.

Të fundit