Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ditmir Bushati thirrje Ilir Metës për të dekretuar shkarkimin si ministër i Jashtëm “një orë e më parë”
Ditmir Bushati i ka bërë sot thirrje publike presidentit Ilir Meta për të firmosur dekretin që e shkarkon si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në një konferencë për shtyp, Bushati kërkoi që kjo procedurë të kryhej “një orë e më parë”, pasi vendi duhet të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare.
“Në kuptimin kushtetues, apeli im është shumë i thjeshtë: Për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik të MEPJ, por që do t’i krijonte mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrë të denjë në arenën ndërkombëtare”, tha Bushati.
Sipas Bushatit, vendimi për shkarkimin e ministrave është e drejtë ekskluzive e kryeministrit.
“Besoj se është e qartë për këdo që pozicioni i ministrit ka dy dimensione, kushtetues dhe politik. Përsa i përket dimensoinit politik, kryeministri e ka marrë tanimë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë”, tha Bushati.
Kryeministri Edi Rama kërkon nga presidenti Ilir Meta dekretimin e shkarkimit të Ditmir Bushatit nga Ministria e Jashtme, post që do e mbajë vetë derisa konflikti për emrin e Gent Cakajt të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese.