Flash News

KRYESORE

“DIVA show” mes emocionesh, Këngëtaret përshëndesin personat e zemrës në sallë

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u mbajt koncerti “DIVA show” i organizuar nga katër këngëtaret shqiptare, Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Irma Libohova dhe Besa Kokëdhima.

Katër këngëtaret interpretuan bashkë dhe veç e veç disa nga këngët e tyre më të pëlqyera nga publiku, ndërkohë që nuk munguan as kolegët e tyre në disa interpretime.

Salla e Pallatit të Kongreseve ishte e mbushur plot dhe përveç publikut në koncert ishin të ftuar edhe shumë artisë e familjarë të katër divave shqiptare.

Në minuatat e falenderimeve, artistja Rovena Dilo, përfitoi të përshëndeste në mënyrë të veçantë mamanë e saj e cila kishte ardhur për herë të parë në sallë për të ndjekur performancën e të bijës.

“Diku aty është nëna ime, ajo nuk vjen shpesh në koncertet e mia se nuk i pëlqen të ekspozohet, por sot ajo ka ardhur dhe dua ta falenderoj”, ka thënë Rovena mes emocionesh.

Besa Kokëdhima gjithashtu përshëndeti të ëmën e saj, pak para se të fillonte të këndonte këngën e saj “Tatuazh në zemër” të cilën ia ka dedikuar asaj.

Ndërkohë në sallë ka qenë edhe vajza e Eneda Tarifës, e cila po e ndiqte nga publiku dhe këngëtarja nuk nguroi ta përshëndeste në prani të të gjithve pasi kishte ditë pa e takuar për shkak të angazhimeve.

“Shoh dy sy të mërzitur aty në sallë. Janë të vajzës time sepse këto ditë nuk kam qëndruar shumë me të dhe tani duhet të shlyej gabimin dhe të bëj detyrat që më takojnë”, ka thënë Eneda teksa është larguar për të takuar disa minuta të bijën.

Irma Libohova, me karakterin e saj plot humor ka përshëndetur e falenderuar në veçanti publikun që i akoma i dëgjon dhe i këndon këngët e saj.

Të fundit