Flash News

KRYESORE

Diversioni i Ramës me Zef Dedën dhe sindroma e “vitit zero” e Veliajt

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Shkodër, ku qeveria është mbledhur, në kuadër të nismës për të kaluar një fund-javë në çdo qark të vendit, ka publikuar sot në mbrëmje një fotografi nga një darkë, në të cilën, veç të tjerëve ndodhet edhe aktori i njohur Zef Deda.

“From Shkodra with love”, shkruan Rama dhe në fotot shihet që të ngrejë me irtoni dy gishtat bashkë me artistin e merituar, baba i Juljan Dedës, që është një anëtar i rëndësishëm i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Nuk është hera e parë që Rama përpiqet të bëjë një diversion të tillë me figura të shquara të djathta, që nga Visar Zhiti, Leonard Demi, e kështu me radhë.

Ndërkohë, po në kuadër të diversionit. Erion Veliaj, i cili duket se i ka ftohur ndjeshëm marrëdhëniet me Edi Ramën, diversionin e tij duket se në fakt e ka me vetë qytetarët e Tiranës. Mjafton të kalosh nga Sheshi “Nënë Tereza” për ta kuptuar këtë.

Ndërkohë që Sheshin Skënderbej dhe Pazarin e Ri i ka stolisur, sheshin “Nënë Tereza” Veliaj e ka braktisur në harresë. 

Ky i fundit mendon se çdo gjë nis dhe mbaron me të.

Kjo duket se bëhet në emër të “sindromës së vitit” zero, ose më saktë Veliaj po i kushton vëmendje vetëm atyre që ai i konsideron si vepra të tij, siç janë restaurimi i Sheshit Skënderbej dhe ai i Pazarit të Ri, ndërkohë që Sheshin Nënë Tereza, që e kanë bërë italianët dhe më pas regjimi komunist pas tyre, Veliaj nuk e konsideron si të tijin dhe nuk i kushton rëndësinë e duhur, edhe pse është një ndër sheshet më të rëndësishme dhe historike të kryeqytetit.  

Ky shesh sot nuk ka asnjë pemë dhe asnjë element dekorues, për arsye që vetëm Veliaj i di.

Të fundit