Flash News

KRYESORE

“Divizioni i 5-të merrej me arrestimet e elementit nacionalist shqiptar”

Studiuesi, Kastriot Dervishi, ka publikuar të tjera dokumenta sa i takon Divizionit të 50-të. Nuk kishte këmbë nazisti në Kosovë e treva, luftohej vetëm kundër shqiptarëve. Shkruan Dervishi teksa ka publikuar një telegram ku sipas tij, shefi i komunistëve të Tiranës kërkon të dijë të dhëna nga operacionet policiore që zhvilloheshin kundër shqiptarëve në trevat shqiptare në Jugosllavi.

“Divizioni i 5-të merrej me arrestimet e elementit nacionalist shqiptar, duke kryer kësisoj ekspedita policore nënshtrimi. Nuk kishte këmbë nazisti në Kosovë e treva. Luftohej vetëm kundër shqiptarëve. Shiheni telegramin e mëposhtëm. Shefi i komunistëve të Tiranës kërkon të dijë të dhëna nga operacionet policiore që zhvilloheshin kundër shqiptarëve në trevat shqiptare në Jugosllavi. Paralelisht kryhej mobilizimi me forcë e shqiptarëve (që arratiseshin më pas)”, shkruan Dervishi në rrjetin social Facebook.

Të fundit