Flash News

KRYESORE

Dixhitalizimi i mediave, reagon Panariti: Rikthim te kanoçet!

Dixhitalizimi i mediave, reagon Panariti: Rikthim te kanoçet!

Dixhitalizimi i mediave ka sjellë një sërë pakënaqësish te qytetarët, të cilët duhet të blejnë dekoder DVB-T2 në mënyrë që të shohin televizionet. Lidhur me këtë shqetësim të ditëve të fundit ka reaguar dhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Ai shprehet se ky proces na ka rikthyer tek ‘’kanoçet” e viteve ’80-të që shqiptarët i vendosnin për të parë stacionet televizive, me ndryshimin e vetëm se tani këto “kanoçe” shiten nga bizneset.

Reagimi i Panaritit:

Rikthim te “kanocet”!! Në 1980, sajuam një tip “kanoçe” klandestine për të parë stacione televizive, ” të prera”. Në 2018 e njejta gjë, por për stacione të “ndërprera”…. Ndryshimi?! Tani, kanocet shiten dhe janë shumë… DVB – T,…. T1…. T2… Kanoçja e biznesit tim dhe kanoçja e biznesit tënd…!!

Të fundit