Flash News

KRYESORE

Djali dhunon me mjete të forta të atin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mëzes në Tiranë ku djali ka goditur me mjete të forta babanë e tij 69 vjeç. I ati ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore e ndërsa djali është shoqëruar në komisariatin numër 6 në Tiranë.

Informacioni paraprak

Më datë 05.01.2018, në rrugën “Sokrat Miho”, në banesë, shtetasi Florian Rica, vjeç 37, ka goditur me mjete të forta të atin shtetasin Mhill Rica, vjeç 69, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Floriani u shoqërua në Komisariatin nr.6. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit