Flash News

KRYESORE

Djali i 2Po2 mbush 18-vjeç, dedikimi i tij: Sot je shoku im më i mirë

Reperi i njohur 2Po2, është munduar gjithmonë që jetën private ta mbaj larg vëmendjes së mediave, por së fundmi ka publikuar një foto të djalit të tij i cili sot feston ditëlindjen e 18-të.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, reperi i ka dedikuar djalit të tij një paragraf me fjalë prekëse.

Ai është shprehur se për të , djali është shoku më i mirë dhe shumë më shumë.

“03.04.2000, Sikur të ishte dje, por sot ti i mbushe 18 vjet. Shpesh më kanë thënë se shumë shpejt do më bëhesh shok. Sot ti je shoku im më i mirë dhe shumë më tepër. Ne jemi njësoj si gjaku për gjakun”, shkruan ai në një pjesë të dedikimit.

Kujtojmë se nga dhjetori i vitit të kaluar, reperi nuk ka sjell ndonjë projekt të ri.

Të fundit