Flash News

KRYESORE

Djali i Michael Schumacher në gjurmët e babait, ëndërron debutimin në Formula 1

Djali i Michael Schumacher në gjurmët e babait, ëndërron

I biri i Michael Schumacher, Mick ka fituar garën e tij të parë në Formula 3 në Spa-Francorchamps muajin e shkuar dhe ëndërron që së shpejti të jetë pjesë e Formula 1, atje ku i ati fitoi 7 tituj, por edhe mban ende rekordin me 91 fitore.

“Sigurisht, qëllimi im është gjithmonë Formula 1, por duhet të kaloj disa faza derisa të arrijë aty”, ka thënë Mick.

“Do të ishte një histori e bukur, natyrisht”, ka deklaruar bosi i Formula 1, Chase Carey në një intervistë të publikuar dje në një intervistë të publikuar dje në gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Michael Schumacher është një personazh unik në Formula 1, dhe do të jetë ikona e sportit tonë”, shtoi amerikani.

“Prezenca e të birit të Michael, Mick do të jetë speciale, natyrisht. Do të prekë zemrat e shumë fansave”, tha Carey, i cili nënvijëzoi se drejtuesit duhet të mendojnë më tepër për të rinjtë që futen në Formula 1. “Duhet që ne t’ua bëjmë më të lehtë pilotëve të rinj që të kalojnë në Formula 1”, shpjegoi Carey.

Të fundit