Flash News

KRYESORE

Djali i Michael Schumacher: Synimi im është të fitoj Formula 1, njësoj si babai im

Djali i Michael Schumacher: Synimi im është të fitoj Formula 1,

Djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, i cili pësoi dëmtime të rënda të trurit në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013, duket se është në hapat e të atit.

Mick Schumacher, 19 vjeç, është shprehur se ambicia e tij është të fitojë Formula 1 dhe se babai është idhulli i tij.

"Ai ishte idhulli im dhe unë po ndjek gjithçka që ka bërë. Jam shumë i lumtur për këtë. Qëllimi është të fitoj në F1. Babai im kishte një ndikim të madh në karrierën time”, ka thënë Mick.

Djali i gjermanit Schumacher ka bërë përparime në botën e motorsportit duke siguruar fitoren e tij të parë në “Formula Three” në “Spa Francorchamps”, Belgjikë muajin e kaluar dhe shpreson që vitin e ardhshëm të kalojë në “Formua Two”.

Mick ishte me babanë e tij duke bërë ski kur legjenda e F1 pësoi aksidentin që e la në koma dhe detajet e gjendjes së tij që nga ajo kohë janë ruajtur nga familja.

Të fundit