Flash News

KRYESORE

Djali i Sokol Olldashit i bashkohet sërish protestës së opozitës

Djali i të ndjerit Sokol Olldashit, një nga ish personalitetet më të rëndësishme të Partisë Demokratike, ka marrë pjesë në disa protesta të opozitës.

Ai ju bashkua protestës të 11 majit, ku u fotografua edhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi me dy gishtat lart. Edhe në 13 prill ka qënë i pranishëm në protestë. Edhe sot është parë në protestë.

Përveç mbështetjes me pjesëmarrje, zëri i tij duket kritik lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike.

Vetëm një javë më parë, pas mbylljes së procesit të votimeve të 30 qershorit Glauk Olldashi tha se demokratët nuk pyeten më në PD dhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallet “tradhëtarë”.

Gjithashtu Glauk u shpreh se për të mirën e demokracisë, PD-së do t’i bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë.

 

Glauk shkruante kështu të dielën:

E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.

Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson.

A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”.

C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë.

P.S., Po më quajtët tradhëtar……. nuk mërzitem

 

Protesta e 11 majit

 

Protesta e 13 prillit

 

Protesta sot

Të fundit