Flash News

KRYESORE

Djali i pronarit të ‘Hotel Tirana’ në lidhje me ish-konkurrenten e ‘BB’?

Djali i biznesmenit Ram Geci, Andi, shumë i ndjekur në rrjetet sociale për shkak të jetës luksoze që reklamon, ka shtuar zërat se është në një lidhje me bukuroshen e ‘Big Brother’, Françeska Jaçe.

Ai së bashku me Françeskën kanë publikuar në ‘Instagram’ foto nga i njëjti vend dhe në të njëjtën orë, çka ka bërë të lindin dyshimet se tashmë ata janë çift.

Ndonëse ka qenë pjesë e disa sezoneve më parë të ‘Big Brother’, ngjarjet ku është përfshirë dhe fotot provokuese e kanë mbajtur Françeskën gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut. Sa i përket Andi Gecit, djali i pronarit të “Hotel Tirana”, është shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikon foto me makina luksoze dhe nga vende të ndryshme turistike.

Të fundit