Djathë me allçi, ngjyrues me pluhur tulle… Dietologia tregon disa mënyra si t’i shmangim pesticidet nga ushqimet  

Gjatë këtyre ditëve emisioni investigativ Fiks Fare ka thelluar edhe më tej skandalin e ushqimeve me pesticide tej normave të lejuara që konsumojnë shqiptarët çdo ditë.

Dje, u publikua një tjetër rast skandali ku djathi i bardhë përzihet me allçi (për efekt forcimi), ndërsa pluhuri i tullës përdoret si ngjyrues në produkte të ndryshme ushqimore.

Dietologia Anila Kalleshi jep disa këshilla si mund të shmangen pjesërisht, në kushte të thjeshta shtëpie, një pjesë e pesticideve nga ushqimet tona të përditshme.

“Emisioni investigativ Fiks Fare në Top Channel qw u transmetua dje në fakt vërtetoi katërcipërisht se si po na helmojnë çdo ditë me ushqime fermerët tane.
Ne fakt hormoneve nuk kemi cfare t’i bëjmë. Gjithçka varet nga kontrollet e AKU dhe nga fermerët. Jemi te destinuar faktikisht te çojmë duart lart e t’i dorëzohemi makutërisë të këtyre njerëzve vrasës.

Por frutat dhe perimet nuk trajtohen vetem me hormone por dhe me pesticide. Ja si të eliminojmë nje pjese te pesticideve nga frutat dhe perimet…

Larja e produkteve thjesht para konsumit, mund të mos jetë e mjaftueshme.Edhe nëse vijnë nga bujqësia organike, gjithmonë është e këshillueshme të hiqni substancat e dëmshme nga pemët dhe perimet.

Për të eliminuar pothuajse të gjitha mbetjet e dëmshme dhe pesticidet nga frutat dhe perimet, është e nevojshme të behet një larje mjaft e kujdesshme ,sidomos kur ato konsumohen nga fëmijët e vegjël.

Disa mënyra si te eliminoni pesticidet nga frutat dhe perimet jane:

▶️ Përgatitni një perzierje të përbërë nga uji, soda e bukes dhe limoni. Në një gotë me ujë, hidhni dy lugë sode buke dhe lëngun e nje limoni.

▶️ Ne mund t’i zhysim frutat dhe perimet me zhytje të shpejtë në ujë të valuar dhe Ju do te perfitoni nje rezultat tê shkëlqyer.

▶️ Uji i ftohtë me nje sasi te vogel kripe është një metode natyral efektiv për pastrimin e frutave dhe perimeve siç duhet përpara konsumit. Lëreni frutat dhe perimet të thahen për rreth 10 minuta dhe pastaj vazhdoni me nje larje te zakonshme me uje te bollshem.

▶️ Përgatitni një përzierje me ujë dhe uthull të perzier ne masen 1:2 pra ne 2 litër ujë, duhet të hedhim 1 litër uthull. Hidheni në një enë së bashku me frutat dhe perimet që duhet t’i lani dhe lëreni keshtu për 30’ para larjes se tyre me uje te bollshem.

▶️ Merrni nje sasi sode buke dhe hidhini pak uje qe t’a beni si salcë. Me anen e nje furce dhembesh ferkojini frutat dhe perimet me kete perzierje.

Me keto metoda te thjeshta te pakten kemi larguar nga ushqimi yne i perditshem nje pjese te pesticideve”, shkruan dietologia.