Flash News

KRYESORE

Djathi po mban ‘peng’ marrëveshjen gjigante BE-Japoni

Djathi po mban ‘peng’ marrëveshjen gjigante BE-Japoni

Përkundër kundërshtimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tregtinë e lirë, Japonia dhe Bashkimi Evropian janë duke shpejtuar të finalizojnë marrëveshjen për lehtësimin e barrierave mes këtyre dy ekonomive gjigante.

Të dy palët shpresojnë të bien dakord para se Grupi i 20 shteteve industriale të takohet javën e ardhshme në Hamburg.

Mediat japoneze thonë se pika kryesore e mospajtimit është dogana prej 40 për qind për importet e djathit për të cilën këmbëngul Japonia. Bashkë, Japonia dhe Bashkimi Evropian kanë rreth 640 milionë njerëz dhe përbëjnë rreth një të tretën e BPV-së globale, raporton ‘AA’.

Japonia kërkon që BE të ulë tarifat doganore për automjete, pajisje elektrike dhe produktet tjera industriale.

Në anën tjetër, Evropa kërkon qasje më të lirë në tregun japonez për mallrat e veta bujqësore, duke përfshirë prodhimet e qumështit siç është djathi.

Të fundit