Flash News

KRYESORE

Dje kishte festën e beqarisë, Jona Spahiu martohet sot me të dashurin biznesmen

Moderatorja e njohur,  Jona Spahiu, pak ditë më parë konfirmoi lajmin se shumë shpejt do të kurorëzonte në martesë, lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin Frenkli Ymeri.

Ditën  e djeshme ajo ka festuar me miqtë dhe të afërmit e saj, natën e beqarisë, që zakonisht bëhet një ditë para ceremonisë së dasmës.

Ka qenë gazetarja Elona Duro ajo që nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ka treguar momente nga festa e Jonës, ku ka qenë edhe ajo e ftuar.

Me një dekor të veçantë dhe muzikë popullore në sfond, Jona dhe Frenkli duket se do të kenë një dasëm tipike tradicionale, por megjithatë këtë do ta shohim sot, në ditën e tyre të dasmës.

Kujtojmë se ne media ka qarkulluar prej kohësh edhe lajmi që moderatorja është në pritje të fëmijës së parë, edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Të fundit