Flash News

KRYESORE

Dje raportuan se kishte vdekur, sot reagon Sabri Fejzullahu: Jam shëndosh e mirë

Dje raportuan se kishte vdekur, sot reagon Sabri Fejzullahu: Jam shëndosh e

Ditën e djeshme në portalet shqiptare ka qarkulluar një lajm se këngëtari Sabri Fejzullahu kishte humbur jetën.

Ky lajm është përgënjeshtruar si fillim nga bashkëshortja e tij e cila u shpreh shumë e indinjuar duke  thënë se portalet e kanë shpërndarë këtë lajm vetëm për të fituar disa klikime më shumë.

Sipas Sabriut, ishin vajzat e tij ato të cilat e përjetuan më shumë këtë lajm pasi ato ndodhen jashtë Kosove, njëra në Amerikë e tjetra në Londër.

Në një intervistë për “Expres” ai ka deklaruar së është shëndosh ë mirë dhe se do të jetojë aq sa Zoti ka vendosur për të.

“Unë së pari nuk po e di se kush e ka bërë këtë lajm, po shyqyr Zotit unë jam shëndosh e mirë, rahat. Zoti ma ka dhënë shëndetin dhe pa vendos ai unë nuk vdes as nuk bëj aksident as asgjë. Pak po më vjen keq prej vajzave të mia se Bulza është në Amerikë, Adelina në Londër dhe bota femërore janë të ndjeshme e ato në atë moment e sidomos Bulza që është në Amerikë aq larg, se ka qenë në punë është ‘çmend’ për ato dhjetë minuta derisa i kam marr unë në telefon”,- tha këngëtari

Të fundit