Flash News

KRYESORE

Dje takoi aleatët, sot Lulzim Basha mbledh kryesinë e partisë

Dje takoi aleatët, sot Lulzim Basha mbledh kryesinë e partisë

Pasi mblodhi një ditë më parë aleatët e PD-së, kryetari Lulzim Basha njoftohet se do të mbledhë sot pasdite,  në orën 18:00 , kryesinë e Partisë Demokratike. Bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së kryesisë do të bëhet analiza dhe organimi i partisë. Kundërshtarët e tij në PD e kanë akuzuar shpesh Bashën për mosfunksionim të kryesisë dhe pas riorganizimit pritet që kjo kryesi të jetë më efikase, në mbështetje të plotë të grupit parlamentar dhe të gjitha qëndrimeve që do të mbajë PD në lidhje me zhvillimet politike ë vend.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri një takim me aleatët. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se ai ka nisur konsultimet për reformën zgjedhore.

“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Teksa konsultime pritet të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktor shoqërorë pro zgjedhjeve të lira”,- sqarohet në njoftimin e PD.

Reforma zgjedhore, sipas PD-së duhet të realizohet për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Ajo duhet të përfshijë kërkesat e artikuluara edhe më herët nga Basha, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.

Të fundit